Mourinho lë pas Wengerin për fitoret në Ligën e Kampionëve dhe synon vendin e tretë

Suksesi 4-1 i Real Madridit ndaj RB Leipzig, në javën e tretë të fazës së ligës, e ka ngjitur Jose Mourinhon në pozicionin e katërt mes trajnerëve me më shumë fitore në historinë e Ligës së Kampionëve.

Me këtë triumf në krye të skuadrës madrilene, tekniku portugez arriti në 87 fitore si trajner kryesor në këtë garë. Ai kaloi kështu Arsene Wengerin, i cili kishte regjistruar 86 ndeshje të fituara.

Të lidhura

None found

Në renditjen historike të turneut, vetëm tre trajnerë mbeten mbi “Special One”: Carlo Ancelotti me 124 fitore, Pep Guardiola me 117 dhe Alex Ferguson me 102.

Portugezi tashmë i është afruar treshes kryesuese dhe mund ta ketë lehtësisht si objektiv vendin e tretë.


Quantcast