VIDEO/ Studentët ia hodhën karriget në derën e Kryeministrisë, Rama vendos gurët e bulevardit me shënimin: Dialog!

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve.

Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka rikthyer thirrjen për diskutim, këtë herë duke përdorur simbolikën e “gurëve”.

Të lidhura

None found

Në një kohë kur studentët vazhdojnë protestojnë, duke i kërkuar kryeministrit Rama të japë dorëheqjen, ky i fundit sërish ka provokuar.

Për dy ditë me radhë, Rama vendosi karrige, por studentët refuzuan dialogun, duke i hedhur dhe thyer karriget. Ata thonë se nuk ka asnjë mundësi për dialog me kryeministrin Rama, duke i kërkuar atij dorëheqjen.

Me protestën e studentëve janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar bojkotin e mësimit.

Ata çdo ditë dalin në marshim nga Universitetit Politeknik deri te kryeministria, në shenjë solidariteti me të rinjtë, por edhe duke kundërshtuar dhunën policore ndaj tyre.

 


Quantcast