Arteta dhe Havertz njëzëri: Krenarë për mënyrën se si u përballëm me Bayernin në fushën e tij

22 Tetor 2026
8:18
Alfred Lleshi
back button

Pas barazimit 2-2 në “Allianz Arena”, reagime pati edhe nga Arsenali. Trajneri Mikel Arteta tha: “Erdhëm këtu për të fituar. Në 20-25 minutat e para ishim skuadra më e mirë. Ishin dy ekipe që duan të ushtrojnë presion dhe të luajnë me intensitet shumë të lartë. Vazhduam të luftonim dhe u përpoqëm të fitonim, gjë që tregon shumë për karakterin dhe cilësinë e skuadrës. Përballë kishim një ekip shumë të fortë”.

Kai Havertz shtoi: “Në përgjithësi, mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë. Patëm disa raste për të shënuar një gol tjetër, por edhe Bayerni pati mundësitë e veta. Mendoj se ishte një ndeshje e nivelit të lartë për të dyja skuadrat dhe për spektatorët.

Mund të jemi krenarë për mënyrën se si u përballëm me Bayernin në fushën e tij. E dimë se është një nga skuadrat më të mira në Europë, ndaj jemi të kënaqur me rezultatin, edhe pse dëshironim më shumë. Bayerni luan një kundër një në të gjithë fushën. Kjo të krijon duele që nuk i has në çdo ndeshje, por është kënaqësi të luash në kushte të tilla”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit