Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Problematika është shfaqur rreth mesnatës, kur shiu me intensitet të lartë ka vijuar për afro dy orë, duke sjellë grumbullimin e ujit në disa akse rrugore.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, rrugët janë të mbuluara nga uji, duke shkaktuar probeme në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve.













