E enjte spektakolare në Evropë, sot zhvillohen plot 36 ndeshje në dy garat e UEFA-s

Futbolli evropian rikthehet sot (e enjte) me një program të pasur ndeshjesh, ku gjithsej 36 përballje do të zhvillohen në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve, radha është për dy garat e tjera evropiane, të cilat premtojnë një mbrëmje me shumë futboll, përballje interesante dhe rezultate që mund të ndikojnë në renditjen e përgjithshme.
Në Ligën e Evropës janë në program 18 ndeshje, ku vëmendja kryesore pritet të jetë te përballjet Juventus – Rennes dhe Bournemouth – Milan.
Gjigantët evropianë do të kërkojnë rezultate pozitive për të përmirësuar pozitat e tyre në tabelë, ndërsa konkurrenca për tetë vendet e para, që sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e eliminimit, pritet të bëhet gjithnjë e më interesante.
Who's ready for Matchday 3? 🤩Which fixture are you looking forward to most? 👀#UEL https://t.co/GMgC0UauXF
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) October 19, 2026
Në anën tjetër, edhe Liga e Konferencës sjell 18 takime, ku ndër përballjet që spikasin janë Ajax – Atalanta dhe Monaco – Freiburg, duele këto që premtojnë spektakël për shkak se të gjitha skuadrat aplikojnë në parim futboll sulmues.
Në kuadër të Ligës së Konferencës, sonte do të luajë edhe skuadra shqiptare Egnatia, e cila do të kërkojë një rezultat pozitiv në udhëtim ndaj ekipit danez AGF.
Me skuadra që synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive dhe të tjera që kërkojnë pikë të rëndësishme, edhe kjo garë pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet të madh.
Matchday 2 awaits! 🍿#UECL https://t.co/Fjqii8mDjF
— UEFA Conference League (@Conf_League) October 19, 2026
Programi i sotëm nis në orën 16:30 me ndeshjen Kairat Almaty – Panathinaikos, ndërsa pjesa tjetër e takimeve do të zhvillohet në dy oraret kryesore, 18:45 dhe 21:00.
Me 36 ndeshje në një ditë të vetme, tifozët e futbollit do të kenë mundësi të ndjekin një mbrëmje të pasur me aksion në stadiumet anembanë Evropës. /Telegrafi/









































