Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, merr pjesë edhe Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë sot në Mal të Zi, ku në Miloçer, pranë Budvës, mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Takimi mbledh liderë të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian për të diskutuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe hapat që duhet të ndërmerren për përparimin e vendeve drejt anëtarësimit në BE.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak, Christian Stocker, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Përveç liderëve të rajonit, në samit do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Diskutimet do të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimin e reformave dhe perspektivën e tyre evropiane. Një nga temat me rëndësi do të jetë edhe procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Marta Kos do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në agjendën e takimeve pritet të përfshihen reformat institucionale dhe progresi i vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

Në aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me fokus edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe projektet zhvillimore në rajon.

Sipas agjendës, delegacionet do të mbërrijnë dhe do të deklarohen për media nga ora 09:30 deri në 10:15, ndërsa seanca hapëse do të nisë në orën 10:20. Konferenca për media është planifikuar për orën 13:00, e më pas pjesëmarrësit do të realizojnë fotografinë e përbashkët.

Procesi i Berlinit synon të avancojë bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika