Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të së enjtes në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës.
NJë automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, ka kapërcyer barrierat metalike dhe ka përfunduar në një kanal rreth pesë metra poshtë urës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një çift bashkëshortësh.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në asfalt, për shkak të reshjeve të shiut, kanë bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e automjetit.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.













