Bastisje në disa lokacione në veri, dyshohet për kontrabandë me mallra dhe vepra të tjera penale

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në disa lokacione në veri të vendit, në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Telegrafin se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe është i lidhur me kontrabandë me mallra.
Ndërkaq, përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut ka bërë të ditur se operacioni po zhvillohet sot, më 22 tetor 2026, në disa lokacione në veri të vendit.
Sipas policisë, aksioni po realizohet në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe institucionet e tjera relevante.
Operacioni është pjesë e veprimeve për luftimin e kontrabandës me mallra, ndërsa sipas njoftimit detaje të tjera do të bëhen publike gjatë ditës.
Përveç dyshimeve për kontrabandë me mallra, aksioni lidhet edhe me vepra të tjera penale.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me lokacionet ku po kryhen bastisjet apo rezultatet e operacionit. /Telegrafi/




































