Como vazhdon të surprizojë, Fabregas: Fitore e veçantë ndaj United por me këmbë në tokë, tani fillon pjesa e vështirë

22 Tetor 2026
9:00
Telesport
back button

Cesc Fabregas po përpiqet t’i mbajë të gjithë te Como “me këmbë në tokë” pas fitores spektakolare 4-1 ndaj Manchester United: “Ishte një mbrëmje e veçantë, por jemi ende në fillim të asaj që kemi ndërmend të arrijmë. Le t’i mbajmë këmbët në tokë, këtë të shtunë kemi një ndeshje tjetër”.

“Nuk e di nëse mund të konkurrojmë me këdo, por duhet të mbetemi modestë. Ne gjithmonë përgatitemi dhe përpiqemi të luajmë lojën tonë, ashtu siç bëmë kundër Inter në Kupën e Italisë, apo kundër Napoli dhe Roma. Këtu bëhej fjalë për Manchester United, pavarësisht vështirësive që po kalojnë aktualisht. Të mos harrojmë se për disa nga lojtarët tanë, kjo është vetëm ndeshja e tretë në Ligën e Kampionëve“, tha Fabregas.

Është e drejtë të mos e nënvlerësojmë rëndësinë e arritjes në stadiumin “Sinigaglia”: “Të fitosh në këtë mënyrë është tejet kënaqëse, por tani fillon pjesa e vështirë: të luash sërish të shtunën dhe të ruash të njëjtin nivel. Unë jam këtu për hir të projektit”.

“Fillimisht erdha për ta mbyllur karrierën time si lojtar. Më dhanë mundësinë të drejtoja ekipin e të rinjve, por duhet ta fitosh të drejtën për të pasur një ‘çek të bardhë’. Kam fatin të kem një president dhe një drejtor sportiv që më kuptojnë dhe e mbështesin vizionin tim. Ky besim është thelbësor“, tha Fabregas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit