Julian Nagelsmann është shfaqur si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Manchester United, ndërsa e ardhmja e Michael Carrick në stolin e “Djajve të Kuq” është vënë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje pas rezultateve zhgënjyese.
Sipas raportimit të “TalkSport”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për stolin, në rast se vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me Carrick.
Humbja e rëndë 4-1 ndaj Comos në Ligën e Kampionëve ka shtuar presionin mbi trajnerin, pasi Manchester United ka shkuar në shtatë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet.
Nagelsmann, 39 vjeç, vlerësohet nga disa drejtues të klubit dhe ishte ndër emrat e konsideruar përpara emërimit të Carrick si trajner i përhershëm, në majin e kaluar. Megjithatë, angazhimi i tij me kombëtaren gjermane dhe rezultatet pozitive të Carrick gjatë periudhës si trajner i përkohshëm penguan avancimin e negociatave.
Në listën e kandidatëve përmenden edhe Fabian Hürzeler, trajneri i Brightonit, Antonio Conte, Eddie Hoëe, Mauricio Pochettino dhe Kieran McKenna. Një tjetër alternativë është Simone Inzaghi, aktualisht në krye të Al-Hilal, i cili po përballet me presion në rritje.
Megjithatë, jo të gjithë e mbështesin idenë e emërimit të Nagelsmann. Alex Crook, gazetar i “TalkSport”, ka ngritur shqetësime për përvojën e tij me Gjermaninë, karakterin dhe marrëdhëniet e mundshme me drejtuesit e klubit.
