Manchester United në krizë të thellë, Conte dhe Nagelsmann në garë për pasuesin e Carrick
Pas humbjes turpëruese të pësuar dje nga Como në Champions League, pozicioni i Michael Carrick te Manchester United është në rrezik të madh. Shkarkimi i tij duket i sigurt dhe shtypi anglez ka filluar të zbulojë kandidatët për pasuesin e tij.
Emri i parë që ka dalë në skenë është ai i italianit Antonio Conte, i cili e njeh mirë Premier League, ku më parë ka punuar te Chelsea dhe Tottenham. Conte në fakt lakohet edhe si pasues i mundshëm i Spalletti-t te Juventusi, edhe pse ky i fundit për momentin ka marrë besimin e klubit.
Julian Nagelsmann është kandidati tjetër serioz për stolin e “Djajve të kuq”. Ish-trajneri i Bayern Munchen vjen pas aventurës në Botëror me Gjermaninë dhe është gati për të marrë drejtimin e një klubi me peshë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



