Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në Aeroportin Ndërkombëtar King Fahd, në qytetin Dammam, në lindje të Arabisë Saudite.
Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit, i cili përmes një deklarate në platformën X konfirmoi bilancin e viktimave dhe të plagosurve.
Sipas autoriteteve saudite, sulmi ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale në aeroport, ndërsa po vijon vlerësimi i përmasave të tyre. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje mbi mënyrën se si është kryer sulmi dhe as mbi autorët e mundshëm.
Aeroporti King Fahd ishte shënjestruar edhe në fillim të tetorit, në një periudhë kur rebelët Huthi të Jemenit kanë intensifikuar sulmet ndaj aeroporteve dhe infrastrukturës strategjike të Arabisë Saudite.

