Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe uljen e tensioneve.
Në reagim, Torres shprehet se është thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve, duke theksuar se veprimet e policisë janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund.
Ai nënvizon se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë këtë të drejtë, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit.
Reagimi i plotë:
Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet të garantojë zbatimin e shtetit të së drejtës. Situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante.













