E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Digjet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të shkallës së tretë, dy kalimtarë i shpëtojnë jetën

Një automjet tip “Volkswagen Touran” ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur “Skërficë”. Si pasojë, drejtuesi i mjetit, Maridon Dhuli, 37 vjeç, banues në fshatin Fterrë të Himarës, ka pësuar djegie të rënda.

Kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë, ndërsa një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke përdorur xhupin e tij.

Reklamë

Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Qytetari që ndërhyri për ta ndihmuar ka njoftuar gjithashtu spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor. Për shuarjen e zjarrit në automjet është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera zyrtare mbi mënyrën se si automjeti mori flakë gjatë lëvizjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.