Reshjet e dendura të shiut, të nisura rreth mesnatës dhe që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës. Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë natës tregojnë edhe turistë të huaj që janë futur në ujërat e grumbulluara në rrugë, duke luajtur mes tyre.