Dyshohet se falsifikoi autorizimin dhe shiti dy prona të xhaxhait, arrestohet një grua në Shtime

Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pas një hetimi lidhur me shitjen e kundërligjshme të dy pronave.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur në Shtime, ndërsa hetimet janë zhvilluar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektorit për Hetime Financiare.
E dyshuara dyshohet se kishte falsifikuar një autorizim te një noter në Maqedoninë e Veriut, përmes të cilit më pas kishte arritur t’i shiste në mënyrë të kundërligjshme dy prona të xhaxhait të saj.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




































