Dhuna ndaj studentëve, reagime nga të dyja partitë në SHBA/ Bajraktari: Të respektohet e drejta për protesta

Dhuna ndaj studentëve, reagime nga të dyja partitë në SHBA/ Bajraktari: Të respektohet e drejta për protesta

09:56, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Biznesmeni dhe aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat studentore në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në positmin e tij në Facebook, Bajraktari shprehet se komuniteti shqiptaro-amerikan dhe miqtë e Shqipërisë në Ëashington po i ndjekin me shqetësim këto zhvillime.

Bajraktari thekson se senatorë dhe kongresmenë amerikanë nga të dyja partitë kanë reaguar, duke kërkuar ndalimin e dhunës ndaj protestuesve dhe respektimin e së drejtës për protesta paqësore. Në fund të mesazhit të tij, ai përcjell një urim për Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Postimi i plotë:

Komuniteti shqiptaro-amerikan dhe miqtë tanë në Ëashington po ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Senatorë dhe Kongresmenë amerikanë nga të dyja partitë kanë reaguar, duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj protestuesve dhe respektimin e së drejtës për protesta paqësore.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë popullin shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco