Eurogoli i Alen Vukajt në fitoren e Inter U19 tërheq vëmendjen e UEFA Youth League

Një goditje nga larg e Alen Vukajt mori vëmendjen në suksesin 2 – 0 të Inter U19 përballë Shakhtar Donetsk U19 në UEFA Youth League. Sulmuesi i Shqipërisë U19 realizoi një eurogol në minutën e 45+1’.

Finalizimi spektakolar i shqiptarit nuk kaloi pa një reagim nga UEFA Youth League. Kompeticioni që organizohet nga UEFA dhe njihet gjerësisht si Champions League për të rinjtë shkroi: “Për atë golin e Alen Vukajt…”.

Të lidhura

None found

Vukaj, 18 vjeç, luan natyrshëm si sulmues i majtë. Ai e nisi rrugëtimin në futboll te moshat e zikaltërve, ku vijon të aktivizohet, duke shfaqur premisa të mëdha për të ardhmen.


Quantcast