Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, Kuvendi në seancë plenare

Në Francë policia heq helmetat dhe bashkohet me protestuesit, në Shqipëri uniformat blu i dhunojnë

Në Francë policia heq helmetat dhe bashkohet me protestuesit, në Shqipëri uniformat blu i dhunojnë

10:15, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Muaji i fundit ka sjellë protesta të forta në disa vende të Europës, nga Franca e Italia deri në Shqipëri. Por mënyra se si policia ka reaguar ndaj të rinjve nuk ka qenë kudo e njëjtë. Në Francë, gjatë protestave të gjimnazistëve, janë regjistruar momente kur efektivët kanë hequr helmetat dhe kanë ulur mburojat për të ulur tensionet.

Gjesti është pritur me duartrokitje nga të rinjtë, të cilët kanë thirrur “policia me ne”.

Në Tiranë, situata ka marrë një tjetër rrjedhë. Pavarësisht thirrjeve të protestuesve drejtuar efektivëve, ditët e fundit janë raportuar përplasje, përdorim gazi lotsjellës, ujë me presion dhe ndërhyrje fizike ndaj demonstruesve. Edhe raportime ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje mbi proporcionalitetin e ndërhyrjeve të policisë.

Në vendin tonë duket se harrojnë që policia nuk është institucion i një partie apo i një qeverie. Detyra e saj është të garantojë rendin, por njëkohësisht edhe të mbrojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco