Video/ Tensione në Kuvend, Flamur Noka i heq mikrofonin Taulant Ballës, tenton në përplasje fizike

Politikë | 33 minuta më parë

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren që në nisje të seancës, duke kërkuar që diskutimet e sotme të përqendrohen te protesta dhe veprimet e policisë ndaj protestuesve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vlerësoi punën e efektivëve të policisë gjatë protestës, ndërsa theksoi se “asgjë nuk mund ta tolerojë dhunën”.

Deklaratat e tij shkaktuan reagimin e ashpër të deputetit demokrat Flamur Noka, i cili iu afrua Ballës, që po fliste nga vendi, dhe tentoi t’i shkulte mikrofonin, duke tentuar të përfshihej edhe në përplasje fizike. Në këtë moment ndërhynë deputetë të tjerë, të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës.

Pas incidentit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i tërhoqi vërejtje deputetit Flamur Noka dhe ndërpreu punimet e seancës për pesë minuta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme