Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se Grupi Parlamentar i PD-së mbështet protestën e studentëve dhe dënon dhunën e ushtruar ndaj të rinjve.
Këlliçi u shpreh se Shqipëria po përjeton ditën e dhjetë të asaj që e cilësoi si lëvizjen më të fuqishme studentore, duke e lidhur protestën me pakënaqësinë ndaj modelit të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Sipas deputetit demokrat, kjo lëvizje përfaqëson një revoltë kundër pushtetit dhe politikave të qeverisë, të cilat, sipas tij, po e largojnë Shqipërinë nga e ardhmja europiane.
“Grupi Parlamentar i PD-së do të mbetet në krah të studentëve dhe çdo qytetari që proteston për dinjitet”, deklaroi Këlliçi nga foltorja e Kuvendit.
Ai dënoi gjithashtu, sipas tij, dhunën ndaj studentëve, reprezaljet ndaj të rinjve dhe të rejave, si dhe presionin që, sipas tij, kryeministri Edi Rama po ushtron ndaj protestuesve.
“Sot është dita e 10 që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore.
Shteti është kapur nga pushteti absolut i Ramës. Kjo lëvizje është revolte ndaj modelit të krijuar nga Rama që po e largon Shqipërinë nga e ardhmja europiane.
Grupi parlamentar i PD do mbetet në krah të studentëve dhe çdo qytetari që proteston për dinjitet.
Dënojmë dhunën shtazareka studentëve, reprezaljet që u bëhen të rinjve dhe të rejave dhe shantazhin që kryeministri deligjitimuar ka kryer çdo ditë”, tha ai.













