Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta/ PD bllokon foltoren që në nisje të seancës: Duhet zgjidhje politike

    Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi 37-vjeçar pëson djegie të rënda

    Kuvendi sot në seancë, policia me kordon sigurie! Pritet interpelancë me Demon dhe komisioni për fazën e dytë të “Territoriales”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kuvendi sot në seancë, policia me kordon sigurie! Pritet interpelancë me Demon dhe komisioni për fazën e dytë të “Territoriales”
    Kryesore

    Kuvendi sot në seancë, policia me kordon sigurie! Pritet interpelancë me Demon dhe komisioni për fazën e dytë të “Territoriales”

    October 22, 2026
    Kuvendi sot në seancë, policia me kordon sigurie! Pritet interpelancë me Demon dhe komisioni për fazën e dytë të "Territoriales"

    Protestat që kanë përfshirë vendin në mënyrë të dhunshme pritet të jenë në qendër të debatit politik në Kuvend këtë të enjte. Pas shtyrjes së seancës së kaluar, deputetët do të mblidhen sot, në orën 10:00. Policia ka vendosur kordon sigurie rreth parlamentit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

     Pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga Partia Demokratike. Interpelanca me ministrin Demo ishte kërkuar më herët nga opozita edhe më herët, por ishte shtyrë me argumentin se ai sapo kishte marrë detyrën dhe i duhej kohë të njihej me çështjet e ngritura. Interpelanca është kërkuar për sjelljen e policisë në protestat para parlamentit para se të niste java e protestave të dhunshme rrugëve të Tiranës. Do të pritet nëse tema e interpelancës do të ‘zhvendoset’ në mbarëvajtjen dhe sjelljen e policisë në protestat e 9 ditëve të kaluara.  

    Sipas rendit zyrtar të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, më 20 tetor, janë parashikuar edhe interpelanca të tjera. Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar gjithashtu interperlancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe  ministrin e Financave, Petrit Malaj.

    Në seancën e së enjtes do të shqyrtohen edhe disa projektligje, mes tyre ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave, si dhe ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit.

    Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe projektligjin për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale.

    Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. PS kërkon nisjen e punës për ndryshimet ligjore për kompetencat e pushtetit vendor pas miratimit të hartës së re territoriale të vendit me 46 bashki. 

    lajm ne perditesim…

    Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote…

    Eduard Demo faza e dytë e Territoriales interpelancë parlamentare komisioni parlamentar kordon policie Kuvendi i Shqipërisë Mazhoranca opozita parlamenti shqiptar politika shqiptare Reforma Territoriale rendi dhe siguria seancë plenare siguria në Kuvend
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta/ PD bllokon foltoren që në nisje të seancës: Duhet zgjidhje politike

    October 22, 2026

    Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi 37-vjeçar pëson djegie të rënda

    October 22, 2026

    Kuvendi sot në seancë, policia me kordon sigurie! Pritet interpelancë me Demon dhe komisioni për fazën e dytë të “Territoriales”

    October 22, 2026

    Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

    October 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.