LIVE| Sherr masiv në Parlament, deputeti i PD përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm (VIDEO)
22 Tetor 2026 |
10:39
Parlamenti është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën e së enjtes.
Deputeti i PD Flamur Noka është turrur drejt krahut të mazhorancës për t’u marrë kartonat e votimit, ndërkohë që në aksion me të janë përfshirë edhe deputetë të tjerë.
Në një moment deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më tej shtyrë ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha duke u përplasur fizikisht mes tyre.
Në përplasje janë përfshirë menjëherë edhe deputetë e tjerë nga të dy krahët duke krijuar një situatë kaosi dhe sherri masiv mes ligjvënësve.
Lajme të Sugjeruara
Opozita bllokoi foltoren, Peleshi kalon seancën në votim direkt pas tensioneve në Parlament
Pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe shkaktuan tensione në Parlament, ndërsa Flamur Noka i hoqi mikrofonin kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Përplasje të ashpra në Kuvend, Noka i shkul mikrofonin Ballës. Opozita përmbys karriget (VIDEO)
Ka nisur me tensione dhe përplasje të ashpra deri në fizike seanca plenare e së enjtes. Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i ka shkulur...
Tensione në Parlament, Noka dhe deputetët e PD-së bllokojnë foltoren: Duam zgjidhje politike
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi seancën plenare të kësaj të enjte, por tensionet nisën menjëherë. Në momentin kur Peleshi po njoftonte procedurën e seancës,...
- 11:06 Kurti në Samitin e Berlinit: Koha që Kosova të hapë negociatat për në BE
- 10:58 Gjykata e Tiranës liron 18 persona të arrestuar gjatë protestës, lihen në detyrim paraqitjeje
- 10:36 Vijojnë tensionet në Parlament, pengohet votimi i rendit të ditës, opozita u merr kartonët e votimit deputetëve të PS-së
- 10:31 Opozita bllokoi foltoren, Peleshi kalon seancën në votim direkt pas tensioneve në Parlament
- 10:26 Përplasje të ashpra në Kuvend, Noka i shkul mikrofonin Ballës. Opozita përmbys karriget (VIDEO)
- 10:18 Tensione në Parlament, Noka dhe deputetët e PD-së bllokojnë foltoren: Duam zgjidhje politike