Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, Kuvendi në seancë plenare

Balla akuzoi studentët për dhunë në protestë, Flamur Noka i shkul mikrofonin, fillon përplasja

10:30, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensione dhe përplasje janë shënuar në seancën e sotme parlamentare, pas debatit për protestën studentore dhe dhunën e ushtruar ndaj të rinjve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi studentët për dhunë gjatë protestave, ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka iu kundërpërgjigj duke i shkulur mikrofonin, duke shkaktuar përplasje në sallën e Kuvendit.

Opozita ka kërkuar lirimin e studentëve të ndaluar, ndalimin e dhunës policore ndaj protestuesve dhe nisjen e hetimeve për ngjarjet e ditëve të fundit.

Përfaqësuesit e PD-së kanë ngritur shqetësimin për trajtimin e të rinjve nga policia, ndërsa debati në Kuvend u përshkallëzua në një moment tensioni mes deputetëve të dy palëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco