Karrige të kthyera përmbys, bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, çfarë po ndodh në Kuvend, Peleshi lexon me shpejtësi nenet

22/10/2026 10:43

Karrige të kthyera përmbys, bllokim i foltores dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD-së, ndërsa kryetari i Kuvendit lexon me shpejtësi nenet që po kalojnë në votim…

Kjo është situata që mbizotëron tani në Kuvend, e cila nisi dhe duket se do të përfundojë me përplasje.

Opozita ka bllokuar foltoren, ndërsa ka pasur përplasje verbale, si dhe janë hedhur sende drejt anës së mazhorancës.

Top Channel