E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr e grushte në Kuvend mes deputetëve
Lajme

Sherr e grushte në Kuvend mes deputetëve

Noka tenton t’u marrë kartonat e votimit socialistëve

Seanca plenare e 22 tetorit është shoqëruar me konfrontime mes deputetëve të PD-së dhe PS-së. Flamur Noka tentoi t’u hiqte kartonat e votimit deputetëve socialistë, duke përshkallëzuar tensionet në sallën e Parlamentit.

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga tensione dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, duke e kthyer seancën plenare në një përballje të fortë mes mazhorancës dhe opozitës.

Momentet e tensionit u regjistruan gjatë drejtimit të seancës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Deputeti demokrat Flamur Noka iu afrua deputetëve socialistë dhe tentoi t’u merrte kartonat e votimit, veprim që shkaktoi reagime dhe përplasje në sallën parlamentare.

Situata u tensionua mes përfaqësuesve të dy forcave politike, ndërsa debati në Kuvend kaloi përtej përballjes verbale, duke krijuar momente konfrontimi fizik mes deputetëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.