Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë përmbysur karriget dhe kanë bllokuar foltoren. Përfaqësuesit e opozitës kanë ndërmarrë këtë veprim gjatë zhvillimit të seancës plenare, duke penguar vijimin normal të punimeve. Situata në sallë është tensionuar, ndërsa bllokimi i foltores ka ndërprerë zhvillimin e seancës.

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione në Kuvend.

Pas Këlliçit, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe menjëherë Flamur Noka është afruar në vendin e tij duke e shtyrë dhe duke i tërhequr mikrofonin.