Avokatët në bojkot për rregulloren e re, GJKKO vendos vijimin e gjyqit Meta-Kryemadhi pa palën mbrojtëse
22/10/2026 11:02
Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës, duke nisur nga data 29 tetor.
Në Gjykatën e Posaçme vijon bojkoti i avokatëve, të cilët po protestojnë kundër rregullores së re, për të cilën pretendojnë se cenon ushtrimin e profesionit të tyre.
Sipas gazetares Anila Hoxha, gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit për ish-presidentin Ilir Meta, si dhe ka gjobitur avokatët me nga 20 mijë lekë të reja secilin.
Top Channel