Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, Kuvendi në seancë plenare

Dorëheqje - Opozita proteston në kuvend ndaj diktaturës së Ramës – Përplasje gjatë votimit pa debat

10:54, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra deri në përplasje mes socialistëve dhe deputetëvetë PD.

Mazhoranca e kartonave të Ramës ka kaluar në votim të projektligjeve pa asnjë diskutim.

Ndërkohë që vendimi i ushtarëve të Ramës ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar.

Në shenjë protestë ata kanë hedhur kartonat në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

E gjitha salla e Kuvendit ka qenë e mbushur me tensione, ndërsa deputetet e PD kanë përmbysur edhe karriget. Ndërkohë që kanë vijura me thirrjet, 'Dorëheqje'

Në emër të grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi mbajti një qëndrim politik për protestën duke dalë në krah të studenteve. AI tha se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike. Deputeti i PD kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, shpërndarjen e parlamentit dhe krijimin e nje qeverie teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco