Një incident i paprecedentë është regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.
Ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka shthurur gojën, duke shpërthyer në sharje ndaj kolegëve deputetë.
Teksa mazhoranca po votonte projektligjet dhe opozita po protestonte, Hoxha përfshihet papritur në përplasje fizike me deputetin demokrat Fidel Kreka, ndërsa janë dëgjuar edhe sharje nga ana e tij.
Në përplasje janë përfshirë menjëherë edhe deputetë e tjerë nga të dy krahët duke krijuar një situatë kaosi dhe sherri masiv mes ligjvënësve.














