GJKKO vendos të vijojë gjyqin ndaj Metës dhe Kryemadhit pa avokatë, pezullon afatet e paraburgimit për ish-presidentin
Gjykata e Posaçme vendosi që gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë edhe pa praninë e avokatëve. Vendimi erdhi pasi, përveç avokatëve të zgjedhur nga të pandehurit, të cilët nuk marrin pjesë për shkak të bojkotit, edhe dy avokatet e caktuara përmes ndihmës juridike falas refuzuan thirrjen e gjykatës.
Njëra prej tyre argumentoi se nuk merrte pjesë për shkak të bojkotit, ndërsa tjetra pretendoi se nuk bëhej fjalë për një rast kur mund të ofrohej ndihma juridike falas.
Gjykata i vlerësoi të pabazuara kërkesat e të katër avokatëve për të mos përfaqësuar Metën dhe Kryemadhin. Për dy avokatët e zgjedhur nga të pandehurit vendosi gjobë prej 20 mijë lekësh, ndërsa për dy avokatet e ndihmës juridike falas, gjobë prej 5 mijë lekësh.
Seanca e radhës u caktua më 29 tetor, në orën 11:00, ndërsa ndaj Ilir Metës u pezulluan afatet e paraburgimit.
Në seancë nuk u paraqitën as prokurorët e çështjes, ndërsa SPAK-u u përfaqësua nga prokurori Vladimir Mara.
Në një deklaratë të shkurtër, Ilir Meta tha se ishte i gatshëm të mbrohej edhe vetë, duke e cilësuar situatën si një lojë për zvarritjen e procesit.
Meta tha se në ambientet e gjykatës kishte takuar edhe kryetarin e Dhomës së Avokatisë, të cilit i kishte kërkuar një zgjidhje. Sipas tij, kryetari i kishte thënë se atë ditë kishte një takim për situatën në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Meta pretendoi gjithashtu se prokuroria mungonte qëllimisht në seancë dhe se ishte dërguar një prokuror tjetër për të bërë të mundur pezullimin e afateve të paraburgimit.
Gjykata e Tiranës liron 18 persona të arrestuar gjatë protestës, lihen në detyrim paraqitjeje
Vijojnë tensionet në Parlament, pengohet votimi i rendit të ditës, opozita u merr kartonët e votimit deputetëve të PS-së
“PD do të jetë në krah të studentëve”, Këlliçi nga Kuvendi: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe shpërndarjen e Parlamentit
- 11:06 Kurti në Samitin e Berlinit: Koha që Kosova të hapë negociatat për në BE
- 10:58 Gjykata e Tiranës liron 18 persona të arrestuar gjatë protestës, lihen në detyrim paraqitjeje
- 10:39 LIVE| Sherr masiv në Parlament, deputeti i PD përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm (VIDEO)
- 10:36 Vijojnë tensionet në Parlament, pengohet votimi i rendit të ditës, opozita u merr kartonët e votimit deputetëve të PS-së
- 10:31 Opozita bllokoi foltoren, Peleshi kalon seancën në votim direkt pas tensioneve në Parlament
- 10:26 Përplasje të ashpra në Kuvend, Noka i shkul mikrofonin Ballës. Opozita përmbys karriget (VIDEO)