Mes tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë.

Pavarësisht kaosit të krijuar në sallë, deputetët e Partisë Socialiste kanë vijuar me votimin e përshpejtuar të projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.

Gjatë seancës janë regjistruar përplasje mes deputetëve demokratë dhe socialistë, ndërsa Flamur Noka ka tentuar t’u heqë kartonat e votimit përfaqësuesve të mazhorancës.

Situata është tensionuar në disa momente, ndërsa seanca është drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Ndërkohë, jashtë godinës së Parlamentit, studentë dhe të rinj, mes tyre edhe studentë janë mbledhur në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protesta zhvillohet në ditën e dhjetë të mobilizimit studentor, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb