Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

22/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka kërkuar në Parlament dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Ai kërkoi gjithashtu vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual.

Në fjalën e tij, Këlliçi dënoi dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestave, duke deklaruar se Partia Demokratike dhe deputetët e opozitës do të qëndrojnë në krah të të rinjve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

Deputeti i PD-së e cilësoi protestën si lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit, ndërsa akuzoi qeverinë Rama për korrupsion, keqqeverisje dhe kapjen e shtetit.a.b

Fjala e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi:

Sot është dita e dhjetë që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës.

Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama, që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo deputet opozitar është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë.

Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që ka kulmuar me thyerje të këmbëve, kockave, fraktura të rënda në kokë dhe dëmtime të tjera shumë të rënda. Dënojmë reprezaljet që u bëhen të rinjve dhe të rejave nëpër rrugicat e kryeqytetit. Refuzojmë dhe dënojmë me forcë shantazhin dhe presionin që kryeministri i delegjitimuar ushtron ndaj prindërve të nxënësve dhe studentëve, që ia kanë shkatërruar themelet qeverisë që ka prodhuar një narkoshtet.

Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti.

Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet dhe shkollat përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje.

Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre.

Sponsorizuar

Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:

1. Dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.

2. Menjëherë më pas, vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes.

Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real.

Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Opozita proteston, Kuvendi kalon ligjet duke shkelur procedurën. Puç përmes Kuvendit

Opozita proteston, Kuvendi kalon ligjet duke shkelur procedurën. Puç përmes Kuvendit

22/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

22/10/2026
Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare tu përgjigjet problemeve të qytetarëve

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare tu përgjigjet problemeve të qytetarëve

21/10/2026
Thirrje për protestë nesër para Kuvendit, ora 9

Thirrje për protestë nesër para Kuvendit, ora 9

21/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Opozita proteston, Kuvendi kalon ligjet duke shkelur procedurën. Puç përmes Kuvendit

Opozita proteston, Kuvendi kalon ligjet duke shkelur procedurën. Puç përmes Kuvendit

22/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

22/10/2026
Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare tu përgjigjet problemeve të qytetarëve

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare tu përgjigjet problemeve të qytetarëve

21/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.499 artikuj gjithsej