Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaratë për mediat jashtë Parlamentit

Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Pedagogët dhe studentët mbërrijnë te Parlamenti

11:07, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogët dhe studentët janë mbledhur para Parlamentit, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të bashkuar në revoltën kundër korrupsionit dhe dhunës policore, ata kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa të rinjtë vijojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pa përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe pa ndryshime konkrete.

Ndërkohë që në sencën parlamentare që po zhvillohet, opozita është po proteston në mbështetje të kauzës së studentëve duke u përplasur me mazhorancën socialiste dhe kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco