Kongresmenja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez thirrje qeverisë Rama: Ndalni dhunën ndaj protestuesve! Respektoni lirinë e shprehjes së shqiptarëve

Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.

Ocasio-Cortez, ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit është kontaktuar nga anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e familjarëve të tyre në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e saj, kongresmenja amerikane i drejtohet qeverisë shqiptare me një apel të qartë për uljen e tensioneve dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

 

 

Deklarata e plotë:

“Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”.


Quantcast