Pësoi djegie të rënda pasi automjeti u përfshi nga flakët në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë 37-vjeçari
22 Tetor 2026 |
11:37
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq-Delvinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur 37-vjeçari ishte në lëvizje me makinën e tij dhe, pasi automjeti u përfshi nga flakët, pësoi djegie të shkallës së tretë.
Pas ngjarjes, 37-vjeçarit i erdhën në ndihmë kalimtarë të rastit, të cilët e ndihmuan të shuante flakët. Por, fatkeqësisht, mëngjesin e kësaj të enjteje, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Lajme të Sugjeruara
Rama nxjerr shifrën e policëve të plagosur dhe i krahason me vendet e tjera ku ka protesta
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej më shumë se 1 jave në Tiranë. Përmes një statusi në faqen...
Merz-vendeve të Ballkanit të Perëndimor: Mos i hidhni benzinë zjarrit të së kaluarës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbeten të bllokuara në të kaluarën, duke paralajmëruar se retorika përçarëse...
Studentët dhe pedagogët nisin grumbullimin jashtë Parlamentit, shënohet përplasja e parë me policinë
Teksa tensionet brenda Kuvendit vijojnë, jashtë ambienteve të Parlamentit ka nisur grumbullimi i studentëve dhe pedagogëve, në kuadër të protestës së thirrur një ditë më...
- 11:33 Rama nxjerr shifrën e policëve të plagosur dhe i krahason me vendet e tjera ku ka protesta
- 11:22 Kos: Muajt në vijim vendimtarë për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria të ruajë ritmin e reformave
- 11:18 Merz-vendeve të Ballkanit të Perëndimor: Mos i hidhni benzinë zjarrit të së kaluarës
- 11:17 Studentët dhe pedagogët nisin grumbullimin jashtë Parlamentit, shënohet përplasja e parë me policinë
- 11:16 GJKKO vendos të vijojë gjyqin ndaj Metës dhe Kryemadhit pa avokatë, pezullon afatet e paraburgimit për ish-presidentin
- 11:15 Rama ndan videon nga mbërritja në Samitin e Procesit të Berlinit: I lumtur që jam këtu për këtë ritual të përvitshëm