Për ata që po kërkojnë një shtëpi me sipërfaqe të madhe në një prej zonave më të kërkuara të Prishtinës, kjo pronë prej 640m² në Velani ofron hapësirë, privatësi dhe organizim të përshtatshëm për një familje të madhe.

Shtëpia ndodhet në rrugën “Emrush Miftari”, afër Fshatit SOS dhe Parkut të Tokbashqes, në një zonë të qetë dhe me qasje të shpejtë drejt qendrës së qytetit.


Prona është e organizuar në përdhes dhe tri kate dhe përfshin dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, dhjetë dhoma gjumi, gjashtë banjo, dhjetë ballkone dhe një tarracë.

Orientimi në disa anë mundëson ndriçim natyral gjatë ditës, ndërsa pozita në Velani ofron edhe pamje të hapur drejt qytetit.

Shtëpia është e pajisur me dy pompa termike, kondicionerë dhe panele solare me kapacitet 6KW, duke ofruar zgjidhje praktike për ngrohje dhe energji.

Prona shtrihet në një truall prej 5.32 ari dhe ka oborr të mirëmbajtur, hapësirë për parkim të jashtëm dhe garazh.

Ndër veçoritë shtesë përfshihen edhe bunari i hapur dhe sistemi i bojlerëve me kapacitet 1000 + 1000 litra.

Velania është një prej lagjeve të njohura të Prishtinës, e pozicionuar në një zonë të ngritur dhe të gjelbëruar, me afërsi me qendrën dhe shërbimet e përditshme.

Prona është e pajisur me fletë poseduese, ndërsa dokumentacioni mund të procedohet përmes noterit.

Karakteristika dhe informata të pronës

  • Sipërfaqe: 640m²
  • Truall: 5.32 ari
  • 10 dhoma gjumi
  • 6 banjo
  • 10 ballkone
  • 1 tarracë
  • 2 qëndrime ditore
  • 2 kuzhina
  • Përdhes dhe 3 kate
  • Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug
  • Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
  • Sistemi i ngrohjes: Pompë termike
  • 2 pompa termike
  • Panele solare 6KW
  • Kondicioner
  • Garazh
  • Vendparkim
  • Bunar
  • Bojler 1000 + 1000L
  • Me fletë poseduese
  • Dokumentacioni me Noter

Kontakti

Për më shumë informata rreth pronës, mund të kontaktoni:

Vigan Limani
Email: vigan.limani@pro-rks.com
Tel: +383 44 888 444