SPAK i komunikon akuzën biznesmenit Arbër Abazi për aferën e vilave të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas hetimeve të SPAK, Abazi dyshohet se ka investuar për arredimin e vilave të Ballukut.
Me komunikimin e akuzës ndaj Arbër Abazit, numri i personave nën akuzë në këtë çështje shkon në katër. Deri më tani, akuzat u janë komunikuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, biznesmenëve Pandeli Carapuli dhe Arbër Abazi, si dhe futbollistit Igli Tare.
Hetimet e SPAK përqendrohen te investimet dhe arredimi i vilave që dyshohet se lidhen me Ballukun, ndërsa prokuroria po verifikon rolin e personave të përfshirë në këtë çështje.a.b




