Të rinjtë e mbledhur në protestë para Kuvendit kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes mbishkrimeve në rrugë dhe pankartave.
“Desperate Youth” – “Rini e dëshpëruar”, është një prej mbishkrimeve që bie në sy pranë vendit të tubimit.
Në protestë shfaqet edhe një pankartë me fotografinë e kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës të rinjtë ironizojnë ftesën e tij për dialog. Mesazhi vë në shënjestër kushtet që, sipas protestuesve, kreu i qeverisë vendos ndërsa u kërkon të dialogojnë.
