Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë dorëheqjes nga drejtimi i partisë. I pyetur nga gazetarët nëse e ka mundur këtë gjë, duke i hapur rrugë më pas edhe kryeministrit Rama, Berisha tha prerë ‘se kjo e forcon më shumë Edi Ramën’.
Ai kritikoi personat që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD-së, duke i akuzuar se synojnë të barazojnë atë me kryeministrin Rama, por theksoi se “krahasimi mes tij dhe Rames eshte si nata me ditën”.
“Për të lehtësuar Ramën? Kjo nuk ndodh kurrë! Kjo është gjëja më absurde, do të thotë të forcosh Edi Ramën, të veprojë sic veproi me opozitën. Ata që thonë kështu janë lëpirësit dhe puthadorët e Edi Ramës. Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën është si të krahasosh ditën me natën.
Ka një opozitë të vërtëtë që i qëndron dhëmbë për dhëmbë atij. Këta të verbuar që nuk pranojnë narkoshtetin, që ushqehen me paratë e narkosve dhe të qeverisë, këta kërkojnë të dezinformojnë, duke thënë se Rama dhe Berisha janë njëlloj, se po iku Berisha do ikë edhe Rama. Këta nuk duan opozitë, këta duan Ramën. Kushdo të dalë, është i hapur gara. Kjo parti bën zgjedhje njëherë në 4 vjet. Ajo partia tjetër, ajo nuk bën zgjedhje nga 2009 deri më sot”, tha Sali Berisha per gazetaret pas daljes nga Parlamenti.













