Real Madrid fitoi me rezultatin 4-1 përballë Lajpcig. Madrilenët luajtën në shtëpi, ndërsa përpara është sfida me Barcelonën.
“El Clasico” është rezervuar të dielën, prej orës 21:00. Trajneri Murinjo përmendi faktin se Barça ka patur 24 orë më tepër kohë për të pushuar, duke qenë se sfida e saj në Champions ishte një ditë para Realit.
“Për ‘El Clasico’-n nuk ka vend për vetëbesim. Është një ndeshje e radhës në kampionat, por nuk është si ndeshjet e tjera. Po vazhdojmë. Për momentin, po humbasim 24 orë pushim, por ja, po vazhdojmë”, u shpreh Murinjo.
Kjo ishte vetëm ankesa e parë nga ana e Murinjos. Kujtojmë se Reali është 6 pikë prapa katalanasve.

