Prokuroria Themelore në Pejë ka dorëzuar aktakuzë ndaj një të pandehuri, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në Bokshiq të Klinës. Pas një konflikti për çështje pronësore mes viktimës dhe babait të tyre, i dyshuari dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar katër herë drejt viktimës, vëllait të tij.
Të lidhura
None found
Si pasojë e plagëve, viktima ka pësuar gjakderdhje të rëndë të brendshme dhe të jashtme, ndërsa më pas ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet gjithashtu se i pandehuri e ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të të njëjtit kalibër, pa pasur leje nga organet kompetente.
Me ngritjen e aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka kërkuar gjykatës kompetente që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, ta shpallë të pandehurin fajtor dhe ta dënojë në përputhje me ligjin për veprat penale që i atribuohen.




