Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestën e qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve.
Pavarësisht heqjes së gardhit, forca të shumta policie vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kuvendit, ku kanë krijuar një kordon për të penguar kalimin e protestuesve.
Në protestë janë mbledhur qytetarë, studentë dhe pedagogë, të cilët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre dhe të kërkojnë plotësimin e kërkesave të parashtruara.
Prania e shtuar e policisë dhe kordoni i vendosur përpara Kuvendit shënojnë masat e marra nga autoritetet për kontrollin e situatës gjatë protestës.
