Trabzonspor triumfoi 2-0 ndaj Besiktas, në një ndeshje ku Ernest Muçi spikati me paraqitjen e tij. Edhe pse 25-vjeçari shqiptar nuk arriti të shënonte, ai pati rol të rëndësishëm në aksionin që solli golin e parë, të realizuar nga Ozan Tufan.
Megjithatë, sfida pati edhe momente tensioni. Gjatë pjesës së dytë, Muçi u përball fizikisht me sulmuesin e Besiktas, Dusan Vlahovic, ndërsa ndërhyrja e Pina-s ndihmoi në qetësimin e situatës.
Të lidhura
None found
Përveç përplasjes në fushë, futbollisti shqiptar u përball edhe me reagime negative nga tifozët e Besiktas. Në disa momente të takimit, ata e vërshëllyen sa herë që Muçi zotëronte topin.
Këto zhvillime duket se kanë ndikuar në vendimin e papritur të sulmuesit të Kombëtares, i cili ka hequr Besiktas nga lista e llogarive që ndjek në Instagram.

Muçi qëndroi pjesë e klubit turk gjatë një periudhe të shkurtër, mes viteve 2024 dhe 2025. Megjithatë, ai nuk arriti të merrte rolin e protagonistit, kryesisht për shkak të mungesës së besimit nga trajnerët.




