Ish-lojtari dhe ish-kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, e sheh Harry Kane si kandidatin kryesor për t’u cilësuar futbollisti më i mirë në historinë e futbollit anglez.
Vlerësimi i tij erdhi katër ditë përpara ceremonisë së Topit të Artë, ku sulmuesi i Bayern Munichut renditet mes favoritëve kryesorë, së bashku me Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Të lidhura
None found
“Për mua, Harry Kane është pa dyshim lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave”, deklaroi Gerrard për TNT Sports.
Wayne Rooney është një tjetër ish-futbollist i njohur ndërkombëtar që e ka ngritur Kane në majën e historisë së futbollit anglez. Në vitin 2024, gjatë një episodi të podkastit The Overlap, Rooney e përshkroi sulmuesin 33-vjeçar si lojtarin më të madh që ka pasur Anglia.
Gjatë sezonit të kaluar, Kane realizoi 73 gola në 65 paraqitje për Bayernin dhe për kombëtaren angleze. Në këtë aspekt, vetëm Lionel Messi ka bërë më mirë, pasi shënoi 82 gola për Barcelonën dhe Argjentinën në sezonin 2011/12.
Me Bayernin, ai siguroi tre trofe në Gjermani, ndërsa në gusht u shpërblye me Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë. Ky ishte çmimi i dytë i tillë për të, pas atij të fituar në sezonin 2023/24.
Forma e tij e mirë vazhdoi edhe në sezonin e ri. Në fitoren 7-0 kundër Union Berlin, më 18 shtator, Kane shënoi golin e 100-të në Bundesligë, duke e arritur këtë shifër pas vetëm 98 ndeshjesh.





