Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës.
Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar se shkak është bërë një defekt i rëndë në tubacionin kryesor me diametër 700 mm.
Për shkak të këtij defekti, është ndërprerë furnizimi me ujë në të gjithë qytetin, deri në riparimin e plotë të problemit.
Ky është një problem i përsëritur në qytetin bregdetar, ndërsa kujtojmë se mëngjesin e sotëm Vlora u zgjuar e përmbytur si pasojë e motit të keq.














