Ky është 37-vjeçari që ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi makina i mori flakë në aksin Kardhiq-Delvinë (EMRI)

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq – Delvinë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Skërficë”, ku një mjet tip “Volksëagen” Touran, ka marrë zjarr në ecje.

Të lidhura

None found

Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit, madje njeri prej tyre një qytetar nga Saranda, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet, si edhe njoftoi spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.


Shtuar më 22.10.2026 12:23

Quantcast