Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK
Erkand Qerimaj, një prej emrave të njohur të peshëngritjes shqiptare, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje, më 22 tetor, në SPAK.
Sipas informacioneve të bëra publike, sportisti ishte thirrur zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme dhe duhej të paraqitej në institucion në orën 11:15.
Deri në këto momente, nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e thirrjes së Qerimajt. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ai do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit, personit që ka dijeni për rrethana të një çështjeje apo për një arsye tjetër procedurale.
Mbetet e paqartë edhe nëse paraqitja e tij lidhet me ndonjë hetim konkret që po zhvillon SPAK.
Deri në sqarimin e rrethanave nga organi i akuzës, nuk mund të nxirren përfundime mbi motivet e kësaj thirrjeje apo mbi ndonjë përfshirje të mundshme të sportistit në një çështje penale.
SPAK nuk ka bërë ende publike detaje të mëtejshme lidhur me paraqitjen e peshëngritësit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



