Trajneri gjerman Julian Nagelsmann pritet të jetë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United, nëse Michael Carrick shkarkohet këto ditë. Lajmi është konfirmuar nga “Telegraph Sport”.
Humbja dëshpëruese e United me rezultatin 4-1 ndaj Como në Champions League e ka çuar në shtatë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore për Carrick, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij si trajner i “djajve të kuq”.
Raportet sugjerojnë se pozita e Carrick është “në fije të perit”, pas humbjes poshtëruese ndaj Como. Kanë nisur spekulimet rreth zëvendësuesve të mundshëm të Carrick, ku ish-trajneri i Gjermanisë, Nagelsmann, kryeson listën e kandidatëve.
Sipas “Telegraph Sport”, ish-trajneri i Bayern Munich dhe Leipzig është i interesuar për postin në “Old Trafford”. 39-vjeçari u largua nga detyra e tij në krye të kombëtares gjermane pasi skuadra u eliminua nga Kupa e Botës.







