E enjte, 22 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Avari në tubacionin kryesor, Vlora mbetet pa ujë

Një avari në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka lënë pa ujë qytetin e Vlorës. Defekti është konstatuar në lagjen “10 Korriku”, në tubacionin me diametër 700 milimetra, i cili furnizon qytetin përmes depos kryesore të ujësjellësit.

Për shkak të avarisë, shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar stakimin e detyruar të stacioneve të ujësjellësit, duke ndërprerë furnizimin me ujë në të gjithë qytetin.

Reklamë

Ndërhyrja për riparimin e tubacionit pritet të jetë e vështirë për shkak të pozicionit të tij, pranë një banese private në lagjen “10 Korriku”. Ekipet teknike duhet të punojnë për eliminimin e defektit në këtë linjë kryesore, dëmtimi i së cilës ka prekur një numër të madh abonentësh.

Sipas njoftimit zyrtar, furnizimi me ujë do të rikthehet pas riparimit të plotë të avarisë. Deri më tani, nuk është bërë i ditur një afat i saktë për përfundimin e punimeve dhe normalizimin e furnizimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.